×
  • Lajme
  • Botë

    Partia e Erdogan nuk e pranon humbjen në Ankara, në Stamboll të dy palët e shpallin fitoren

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 8:54

    Turqia dje ka votuar në zgjedhjet lokale.


    Është partia e Presidentit Recep Tayip Erdogan, AKP dhe partia kryesore opozitare CHP që kanë fillimisht shpallur fitoren për qytetin e Stambollit.

    Duke folur para reporterëve më vonë në Stamboll, kandidati i CHP-së, Ekrem Imamoglu, nga të dhënat e partisë së tij, ka thënë se ka fituar rreth 28 mijë vota. Minuta më vonë nga AKP, kanë thënë se kandidati i tyre Binali Yildirim, ka fituar mbi katër mijë vota më shumë, shkruan AlJazeera.

    Për Ankaranë, rezultatet preliminare, tregojnë së kandidati i Aleancës Kombëtare, Mansur Yavas, ka grumbulluar 50.6 përqind të votave. Ai është i pasuar nga Mehmet Ozhaseki i Aleancës Popullore me 47.2 përqind.

    Në qytetin e tretë më të madh, Izmir, kandidati i Aleancës Kombëtare, Mustafa Tunc Soyer ka qenë duke prirë me 58.1 përqind. Kandidati i partisë së Erdogan ka pasur të mbledhura 38.5 përqind të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!