Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kjo aleancë është e fortë pavarësisht mospajtimeve të fundit rreth çështjeve si mbrojtja dhe tregtia.
Ky koment vjen pasi që ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Bruksel si parapërgatitje e samitit të liderëve në dy javët në vijim në mes të tensioneve pasi që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u ankua për “vdekje të trurit” brenda aleancës, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
“Nuk ka mënyrë që të mohohet se ka mospajtime”, ka thënë Stoltenberg para takimit.
“Porosia është se ne duhet që t’i tejkalojmë këto mospajtime, sepse është esenciale për të dyja, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se duhet të qëndrojmë të bashkuar”.
“Çfarëdo tentimi për ta larguar Evropën nga Amerika e Veriut nuk do ta dobësojë vetëm NATO-n, por do ta ndajë edhe Evropën. Kështu, unë besoj në unitetit evropian që është i pazëvendësueshëm për unitetin transatlantik, na nevojitet të dy palëve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.