Dy javë pas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni e ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës.
Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesën që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni. Ai nuk e pati arsyetuar dorëheqjen ditën kur e ka dorëzuar këtë pozitë.
Por në lidhje me këtë, ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai tha se e përshëndet dorëheqjen nga posti i shefit të AKI-së, por jo edhe dekoratën që mori ditë më parë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, raporton EO.
“Nuk kam sesi mos ta përshëndes dorëheqjen e Shpend Maxhunit por tash aty duhet dikush i cili u përgjigjet këtyre karakteristikave që i përmenda dhe sfidave të kohës të cilët do t’i kalojmë me sukses në anën tjetër”.
“Nuk e kam parë atë kërkesë për rikthimin e Maxhunit në polici por unë kam parë që e kanë dekoruar e që është gabim, se di si e dekorojnë atë njëri por çfarë të bëjmë tash, ndryshimet do t’i fillojmë t’i bëjmë ne, sepse populli dëshiron kështu dhe Kosovës i nevojitet”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.