Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për herë të parë është prononcuar lidhur me shefin e ri të Agjencisë Kosova për Inteligjencë.
Ai ka thënë se e përshëndet dorëheqjen e Shpend Mahxhunit nga posti i shefit të AKI-së, por jo edhe dekoratën që mori ditë më parë nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“Nuk kam sesi mos ta përshëndes dorëheqjen e Shpend Maxhunit por tash aty duhet të dikush i cili u përgjigjet sfidave të kohës të cilët do t’i kalojmë me sukses në anën tjetër”, ka deklaruar Kurti sot për mediat, shkruan Reporteri.net.
Bazuar në afatin e paraparë në Ligjin për AKI-në, java e ardhshme duhet ta gjejë Kosovën me shefin e ri të Inteligjencës.
Ish-shefi i AKI-së Shpend Maxhuni kishte dhënë dorëheqje më 6 nëntor, duke mos i bërë të ditura arsyet, mirëpo ishte kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i cili tha se ky vendim erdhi për arsye shëndetësore.
Përndryshe, Ligji për AKI-në thotë se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.