×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët sot mbushin rrugët e Prishtinës, protestohet kundër shtrenjtimit të sigurimit të automjeteve

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 8:27

    Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar kundër vendimit të të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% i cili ka hyrë në fuqi.


    Protesta fillon në orën 13:00 para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës ndërsa organizohet nga grupi në Facebook “Merakli t’kerreve”.

    “Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi

    Një protestë tjetër është paralajmëruar për nesër prej orës 16:00, para objektit të BQK-së nga grupi “Speedomaniaks”.

    Organizatorët e të dy grupeve kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!