×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Edhe një shtet tërheq njohjen e Kosovës, i dyti brenda 10 ditëve

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 11:57

    Në mediat serbe, gjatë ditës së sotme është publikuar një shkrim, ku pretendohet se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.


    Bëhet fjalë për Republikën Nauru, një vend ishullor në Oqeanin Paqësor. Për tërheqjen e njohjes nga ky shtet raporton gazeta serbe Kurir, duke mos dhënë detaje të tjera, transmeton Reporteri.net.

    Republika Nauru është një vend i vogël ishull në Mikronezi, në verilindje të Australisë. Ai është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, qysh në prill të vitit 2008.

    Kujtojmë se vetëm 10 ditë më parë, Serbia pretendoi se edhe shteti i Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ky lajm u cilësua si  gënjeshtër nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

    Në anën tjetër Serbia ka paraqitur notën diplomatike ku tregon se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!