×
  • Lajme
  • Botë

    Brexit, Juncker: Durimit të BE-së po i vjen fundi

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 12:51

    Bashkimi Evropian po e humbet durimin me Britaninë e Madhe rreth Brexit.

    Kështu ka deklaruar Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

    Në një intervistë për televizionin shtetëror italian, Juncker ka thënë se do të donte që deputetët britanikë të mund të arrinin marrëveshje për lëvizje përpara në procesin e shkëputjes nga blloku.

    “Kemi pasë mjaft durim me miqtë tanë britanikë, por durimit tonë po i vjen fundi”, ka thënë ai për RAI.

    Presidenti i Komisionit ka shtuar: “E dinim që më parë se parlamenti britanik do të thoshte jo, por nuk e dimë as për çfarë mund të thotë, po”.

    Rreth mundësisë së mbajtjes së një referendumi të dytë, Juncker ka theksuar se gjithçka varet ekskluzivisht nga qytetarët britanikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!