×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon se nuk janë rrahur anëtari i NISMA-s me aktivistin e VV-së

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 12:35

    Pretendimeve të Nismës për një sulm fizik nga anëtarët e Vetëvendosjes në QNR, i është përgjigjur sot Policia e Kosovës.


    Ata përmes raportit 24 orësh kanë dhënë detaje për atë se çka ndodhi në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë.

    Në Polici është raportuar se pas një konflikti verbal mes dy të dyshuarve të gjinisë mashkullore, të dy ata janë larguar nga QNR.

    Me rast janë marrur njësitë relevante policore ,viktima është intervistuar, kurse i dyshuari ende nuk është hasur nga policia.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

    Ndryshe, gjatë ditës së djeshme anëtari i Nismës, Endrit Zabërgja përmes një deklarate për media, pretendonte se është sulmuar fizikisht nga anëtarët e Vetëvendosjes në QNR.

    Më vonë, ai përmes një postimi në Facebook doli me një deklaratë ku akuzonte subjektin e Kurtit se po do të vjedhë vota

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!