×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët në rrugë: Mos na varfëroni, do të ndërmarrim masa edhe më radikale

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 13:33

    Ka nisur në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër vendimit  të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%.


    Protesta po mbahet para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa aty janë mbledhur një numër solid i qytetarëve.

    Protestuesit kanë thënë se nuk do të tërhiqen derisa të kthehet vendimi i vjetër. Ata kanë paralajmëruar se ditëve në vijim protesta vetëm se do të radikalizohet, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, shkruan Reporteri.net.

    “Protesta do të radikalizohet ditëve në vazhdim do të bllokojmë edhe rrugët.  Me protestë paqësore kërkojmë kthimin e vendimit të vjetër. Protesta do të jetë një orëshe. Nëse guvernatori ka interes të na takojë jemi të hapur, por kërkesat tona janë të qarta, të kthehet vendimi i vjetër që ka qenë. Nuk do të ndalemi me kaq, ne do të vazhdojmë çdo javë, në qoftë nevoja çdo ditë që të kthehet vendimi i vjetër”, ka thënë njëri nga organizatorët e protestës.

    Kujtojmë se protesta është organizuar nga grupi “Merakli t’kerreve”.

    Një protestë tjetër është paralajmëruar për nesër prej orës 16:00, para objektit të BQK-së nga grupi “Speedomaniaks”.

    Organizatorët e të dy grupeve kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!