×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestuesit pas takimit me guvernatorin e BQK-së: Keni pesë ditë kohë për të vendosur

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 14:57

    Ka përfunduar takimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me organizatorët e protestës kundër vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura, shkruan Reporteri.net.


    Një nga organizatorët e protestës pas takimit tha se janë pajtuar që gjashtë kërkesat e tyre të shqyrtohen në afatin prej gjashtë tri ditësh. Megjithatë, ai tha se ndonëse Guvernatori i BQK-së u dha tri ditë kohë për t’u përgjigjur kërkesave të tyre, ata do t’ia mundësojnë pesë ditë kohë për të marrë një vendim.

    Pas kësaj nëse vendimi nuk është në favor të tyre, ata kanë paralajmëruar protesta edhe më radikale.

    “Ne u dakorduam që gjatë ditës së hënë të dorëzojmë gjashtë kërkesat tona të protokolluara dhe na premtuan se brena tri ditësh do të marrim përgjigje për  secilën kërkesë veç e veç. Nëse nuk plotësohen 6 kërkesat tona, do të vazhdojmë me protesta deri në realizimin e të paktën tri prej kërkesave. Disa nga to janë, pezullimi i menjëhershëm ose kthimi i gjendjes fillestare, shqyrtimi i vendimit të ri dhe zhvillimi i një ankete me qytetarët e Kosovës, për të cilin ne do t’i ndihmojmë si grup. Guvernatori na premtoi se do ta shqyrtojnë secilën kërkesë. Na thanë tri ditë, por ne po u japim pesë ditë kohë dhe ne do të vazhdojmë me protesta. Protesta e parë ishte paqësore, herën tjetër do ti ndalim veturat në rrugë dhe do të protestojmë, pra do të ketë protesta më të ashpra”, u shpreh ai.

    Kujtojmë se protesta është organizuar nga grupi “Merakli t’kerreve”.

    Një protestë tjetër është paralajmëruar për nesër prej orës 16:00, para objektit të BQK-së nga grupi “Speedomaniaks”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!