Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve ka bërë të ditur edhe për takimin me komandatin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.
Haradinaj përmes një statusi në facebook i ka dëshiruar sukses në detyrën e re dhe i ka shprehur mirënjohjen në emër të popullit, shkruan Reporteri.net
“Prita sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, të cilit i dëshirova sukses në detyrën e re dhe i shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës, për punën e KFOR-it, në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në vend, përgjatë tërë këtyre viteve. KFOR-i i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e ngritur në një forcë moderne, partnere në ofrimin e paqes dhe sigurisë, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë në operacione paqësore”, shkruan Haradinaj tutje.
Reporteri.net