×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbrëmë plagosën të riun, teksa para 6 viteve të njëjtit i vranë babanë

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 10:22

    Policia ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirdite.


    Mësohet se palët jane konfliktuar fillimisht me njeri tjetrin per motive ende te paqarta qe i referohen konflikteve te vjetra.

    I plagosuri është Frederik Leka, 26 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mesohet se eshte me precedente te meparshem penale.

    “Panorama” meson se Leka eshte denuar ne Greqi me 4 vite burg per lende narkotike.

    Ndersa ne vitin 2013 i eshte vrare dhe babai Mark Leka me çifte prane baneses, por kjo ngjarje ende nuk eshte zbardhur.

    NJOFTIMI NGA POLICIA

    Mirditë, Lezhë

    Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

    Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.

    Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!