×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Ideja për shkëmbimin e territoreve ka vdekur

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 12:05

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, e ka pranuar se ideja për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve me Kosovën ka vdekur.


    Një gjë të tillë Vuçiq e ka pohuar në një intervistë të dhënë për gazetën franceze “Figaro”, shkruan rts.

    Përveç tjerash kreu i shtetit serb ka folur edhe për takimin me Hashim Thaçin në Paris që u ndërmjetësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, më 13 nëntor të këtij viti.

    Teksa është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, Vucic gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Ne në mënyrë konstante po provojmë të gjejmë një kompromis, por Prishtina nuk shqetësohet, sepse ata kujdesen vetëm për interesat e tyre. Ata dëshirojnë që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk merr asgjë në këmbim’, ka thënë Vucic.

    Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe per taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

    “Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vucic.

    Tutje presidenti serb ka përmendur edhe obligimet e marra nga dy shtetet nga Marrëveshja e Brukslelit duke thënë se ajo garanton krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!