×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në drejtim të tre punëtorëve të kompanisë “Sallahu”

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 13:59

    Një person është arrestuar të shtunën, nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në vendin ku janë duke u kryer punë nga kompania e ndërtimit “Sallahu”.


    Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtari për informim i Stacionit Policor në Vushtrri, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se është konfiskuar edhe një armë.

    “Po, rreth orës 10:00, në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, me ç` rast është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, nga i cili është konfiskuar një armë. Nuk raportohet për të lënduar”, ka shkruar Zahiti.

    Lidhur me këtë rast, përfaqësuesi i kompanisë “Sallahu”, avokati, Valdrin Behrami, për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se i dyshuari kishte kaluar rrethojat e vend punishtes ku janë duke u kryer punimet e kësaj kompanie dhe kishte filluar t`i fyej punëtorët Arian Muqa, Shqiprim Fuka dhe Nazim Muqa, me ç`rast i njëjti kishte nxjerrë armën dhe kishte gjuajtur në drejtim të tyre.

    “Kur punëtorët kishin kërkuar që të bëhet largimi i tij, i njëjti kishte filluar t` i fyej dhe t` i qëlloj me grushte disa prej tyre. Pastaj kishte nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim te punëtorëve. Diku rreth 5 plumba ishin shtënë në drejtim të tyre. Njëri prej tyre kishte arritur ta kap prej prapa dhe ta rrëzoj të dyshuarin dhe të njëjtit iu ishte marr arma”, ka deklaruar avokati Behrami.

    Ai gjithashtu ka bërë të ditur se tani të dëmtuarit janë duke u marrë në pyetje në Stacionin Policor në Vushtrri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!