Qendra Tregtare ETC, është deklaruar lidhur me mashtrimin e fundit që është bërë në rrjetet sociale, në emër të kësaj kompanie, duke mohuar se ata janë duke dhënë vetura falas.
Në rrjetin social Facebook, shumë persona janë duke rënë pre e mashtrimit, ku disa faqe janë hapur në emër të kompanive në Kosovë dhe të cilat po shkruajnë se ofrojnë shpërblime për klientët, nëse e pëlqejnë, e shpërndajnë dhe nëse etiketojnë shokët në një postim që ata e publikojnë.
Së fundi është Qendra Tregtare ETC, ajo që ka qenë cak i këtyre personave që po hapin faqe të rrejshëm.
Në faqe hapur me emër ‘ETC’, është publikuar një postim ku shkruan se kjo kompani do të shpërndajë 25 vetura ‘Citroën Elyss’, për nderë të festës së 28 nëntorit.
Ky publikim ka marrë afër 10 mijë komente dhe shumë shpërndarje e pëlqime, duke bërë kështu që shumica e qytetarëve të bien pre e mashtrimit.
Metro ka kontaktuar ETC’në për këtë çështje, ku kanë deklaruar se janë në dijeni të kësaj faqe që është hapur në emër të tyre.
“Kompania jonë nuk ka ndonjë lojë shpërblyese, por jemi në dijeni që është hap një faqe në Facebook në emër tonin dhe që po mashtron qytetarët”, kanë thënë nga ETC.
Tutje ata kanë treguar edhe për masat që kanë marrë ndaj këtij faqe
“Faqja është raportuar për mashtrim, për shkak se edhe kjo e dëmton imazhin tonë. Pas raportimit të kësaj faqe, tash presim që kjo të mbyllet”, bëjnë të diturnga ETC.
Ata kanë ftuar qytetarët që të mos bëhen pjesë e mashtrimeve të tilla dhe se të verifikojnë mirë faqen, nëse shohin përsëri shpërblime të tilla.
Pjesë e këtyre mashtrimeve nuk ka qenë vetëm ETC, po kanë qenë edhe kompanitë e ndërtimit, kompanitë e derivateve, auto sallonet, mobilshopat e shumë të tjera.