×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dielën rruga “Armend Daci” mbyllet për qarkullim

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 15:01

    Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e punimeve të parapara në kontratën “Rikonstruimi i rrugëve e parkingjeve në lagjen Bregu i Diellit”.


    “Njoftojmë të gjithë banorët e rrugës “Armend Daci” të lagjes Bregu i Diellit, se nesër, e diele, 24 nëntor 2019, prej orës 06.00 të mëngjesit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Rruga do të mbyllet për qarkullim deri në përfundimin e punimeve.

    Lusim banorët që t’i largojnë veturat nga hapësira e rrugës, në mënyrë që punimet të realizohen pa pengesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!