×
  • Lajme
  • Lajme

    Vatra me aksion në Gjilan: Jack Luta duam ujë

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 15:25

    Lëvizja Qytetare “Vatra” përmes një aksioni ka protestuar për problemin me ujë të pijshëm me të cilin po përballen qytetarët e Gjilanit.


    Në aksionin e realizuar para “Hidromoravës”, përfaqësuesit e kësaj organizate kanë thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Muhamet Syliqi drejtor i “Hidromoravës” janë përgjegjësit kryesore për gjendjen kaotike në të cilën ndodhet Gjilani me furnizimin me ujë, njofton Reporteri.net.

    Sipas tyre  kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri edhe para 6 vjetëve i pati premtuar Gjilanit se do të kishte ujë të mjaftueshëm, por kjo ende nuk është realizuar.

    Njoftimi i plotë i Vatrës:

    Sot, me datë 23 nëntor 2019 organizuar nga Lëvizja Qytetare ”Vatra” në koordinim me asambleistët e K.K. në Gjilan z. Isa Agushi, Ibish Ibishi e Mefail Jonuzi prezantuam një aktivitet protestues para Hidromoravës. Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjës “Vatra” hapi konferencën duke konstatuar se Lutfi Haziri e Muhamet Syliqi drejtor i “Hidromoravës” janë përgjegjësit kryesore për gjendjen kaotike në të cilën ndodhet Gjilani me furnzimin me ujë.
    z. Haziri nuk po e ndjenë mungesën e ujit sepse ai nuk jeton në Gjilan, ai po jeton në Prishtinë e Prishtina tani e ka gjendjen mirë të furnizimit me ujë. Luta porosit qytetarët t’i bëjnë lutje Zotit për të na sjellë shiun, tamam po flet si hoxhe, e jo si kryetar komune.Pra, kryetari për t’i ikur përgjegjësisë flet si hoxhë me demek përgjegjësia është e Zotit për ujin e jo. Luta po i ikë përgjegjësisë së tij në hartimin e politikave afatgjate për furnizimin e rregullt me ujë të pijës për qytetin e Gjilanit. Luta bile nuk e ndien nevojën fare të ujit sepse ai është një përdorues kronik i alkoholit, qytetarët e Gjilanit duan ujë të konsumojnë ata nuk konsumojë raki si ai.

    Ibish Ibishi- këshilltar komunal, i kujtoi kryetarit Haziri kompetencat që ai I ka në bazë të ligjit për qeverisje lokale, dhe aty hyjnë edhe përgjegjësitë për furnizim të qytetarëve me ujë. Pra, mos të thotë se kjo çështje është vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e Komunës së kryetar I së cilës është ai.

    Sokol Haziri, nga shoqëria civile vuri në dukje se z. Haziri edhe para 6 vjetëve i pati premtuar Gjilanit se do të kishte ujë të mjaftueshëm, por ende nuk është arritur kjo gjë.
    Isa Agushi- këshilltar komunal, theksoi se përpos qytetit, edhe fshatrat kanë mungesë të theksuar të ujit. Gjithashtu edhe problem tjetër është edhe mosshpërdarja e ujit në mënyrë të barabart, por po privilegjohen disa lagje ku jetojnë udhëheqësit e Gjilanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!