Zyra Ekonomike e Kosovës në Greqi po merr pjesë në panairin e 20-të të bamirësisë “Cheristmas Baazar”, i organizuar nga shoqata e fëmijëve “Miqtë e fëmijës”, me bashkëpjesëmarrje të Misioneve diplomatike të akredituara në Athinë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Zyra Ekonomike e Kosovës, e cila në Athinë më shumë njihet si Zyra Ndërlidhëse e Kosovës, po promovon produkte nga prodhuesit kosovarë, ndërsa fitimet nga ky aktivitet do të shkojnë për shoqatën “Miqtë e fëmijës””, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se ky është një aktivitet publik në të cilin Zyra e Kosovës komunikon me publikun athinas dhe tregon prezencën e saj në mënyrë aktive, ndërsa bamirësia flet për relacionet miqësore dhe vullnetin e mirë të përafrojnë popujt dhe vendet.Zyra e Kosovës do të vazhdojë angazhimin që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të kësaj natyre dhe aktivitete tjera të ngjashme edhe në Kosovë edhe Greqi, në mënyrë që të përafrohen bizneset dhe popujt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.