×
  • Lajme
  • Lajme

    Qe 11 vite paska qenë në vendin e gabuar, shumë shpejt NewBorn-in nuk do ta gjeni më aty

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 21:19

    Monumenti që është bërë simbol i pavarësisë së vendit, do të lëviz, por jo shumë larg, njofton Klan Kosova.


    Zhvendosja e Newborn-it, pritet të bëhet së shpejti, meqë po shihet si rrezik i mundshëm në vendin aktual.

    Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se tenderi për këtë punë tashmë është shpallur.

    Ndryshe, monumenti i Newborn përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, që tashmë është shndërruar në atraksion turistik  është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë.

    Newborn është monumenti i parë i madh që përkujton pavarësinë e Kosovës. “Newborn” u zgjodh si një fjalë angleze që ka fuqinë për ta përshkruar datëlindjen e një shteti të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!