Dy njerëzit më të votuar në Republikën e Kosovës kanë qenë të ftuar të Ambasadës Amerikane në Ballon e Marinës.
Albin Kurti e Vjosa Osmani janë ulur pranë ambasadorit Philip Kosnett, në ndejën e organizuar nën patronatin e tij, shkruan Reporteri.net.
Në disa fotografi të siguruara nga gazeta, Kurti e Osmani shihen të buzëqeshur ndërkohë që e shoqërojnë njëri-tjetrin. Po ashtu, aty shihet se Albin Kurti ka qënë nën shoqërinë e gruas së tij, ndërkohë që Vjosa Osmani në këtë takim shoqërohet nga motra e saj, Blinera Osmani.
Sidoqoftë, Kurti e Osmani nuk ishin takuar që nga koha kur u bisedua lidhur me koalicionin disa javë më parë. Kurti kishte pasur takime të tjera, por jo me Osmanin.
VV e LDK, kohën e fundit, po tregojnë se janë afruar mjaft shumë në kohën kur po zhvillohen biseda për koalicion, ani pse akoma nuk është bërë e ditur ndonjë detaj i marrëveshjes. Krejt cka dihet, është se partitë pop resin certifikimin e rezultateve.
Ndryshe, është raportuar se LDK po kërkon të ketë numrin më të madh të ministrive, kryeparlamentarin dhe të ketë premtim që do ta marrë postin e presidentit, të cilin po mendohet ta gëzojë Isa Mustafa. VV-ja nuk i ka komentuar dy pikat e para, ndërkohë që për të tretën është shprehur skepticizëm./Reporteri.net