Qytetet e Kosovës para festës së 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, marrin pamje kuq e zi.
Në çdo cep të qyteteve dhe rrugëve të Republikës shihen kudo flamuj për shtetit fqinj.E komuna e Mitrovicës për nder të kësaj feste do të shpenzoi 4 mijë euro.Kështu ka thënë për Indeksonline, Sofije Rushiti, zëdhënëse në këtë institucion.
Në Mitrovicë të enjten do të ketë aktivitete të ndryshme për të veçuar këtë ditë.“Për nder të festës së 28 nëntorit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar ekspozitën mbarëkombëtare të arteve figurative Çmimi “Kadri Kadriu”, shfaqja e premierës teatrore “Kur treni vonohet” si dhe stolisjen e qytetit me flamuj kombëtar në gjithë qytetin e Mitrovicës.
Buxheti i paraparë për këto aktivitete është rreth 4000 mijë euro”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.