×
  • Lajme
  • Lajme

    Pagoi 100 mijë franga për një vrasje, kosovari u dënuar me 15 vite burgim

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 11:12

    Gjykata e Pejës të enjten shpalli fajtor Bekim R. dhe e dënoi atë me 15 vite burgim, pasi kishte paguar dy persona në vitin 2012 për vrasjen e Ferdinand Gjinit. I ndjeri u vra në vitin 2014.


    B.R jetonte në Zvicër dhe kishte punë me pasuri të patundshme.

    Gazeta Zvicerane ‘Blick’ shkruan se ekstradimi i të dënuarit nga Zvicra në Kosovë ishte i vështirë.

    Kërkesa për ekstradimin e tij kishte ardhur me 2 qershor,ndërsa arrestimi ndodhi me 28 qershor.

    Por si kishte ardhur puna deri te vrasja?

    Pas një marrëveshje të dështuar mes B.R dhe të ndjerit, marrdhëniet mes dy partnerëve u përshkallëzuan.

    Bekim. R u rrahë në Kosovë dhe ishte zotuar për hakmarrje.

    Me 23 qershor 2014, Ferdinand Gjini u vra nga dy vëllezërit A.Sinanaj dhe M.Sinanaj, që ishin paguar 100 mijë franga për ta kryer vrasjen.

    B.R kishte tentuar të korruptonte edhe gjyqtarët por që përpjekjet e tij ishin të dështuara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!