×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujevë: Shantazhon ish të dashurën me publikim të fotografive, arrestohet

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 12:16

    Një rast i shantazhimit ka ndodhur gjatë javës që lamë pas në Podujevë, ku një person i dyshuar i ka kërkuar të holla një vajze me të cilën ka qenë në lidhje dashurie


    Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili për disa ditë me radhë e kishte shantazhuar viktimën përmes rrjetit social Instagram, duke i kërkuar të holla në vlerë prej 300 euro ose në të kundërtën do ia publikonte disa fotografi intime.

    Policia bën të ditur se i dyshuari më parë kishte qenë në lidhje me viktimën,

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!