×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza nga Malisheva u raportua si e zhdukur, gjendet në Deçan me të dashurin

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 12:43

    Në muajin nëntor të këtij viti një familje nga Malisheva e kishte raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij. Viktima kishte dal nga shtëpia pa lënë gjurmë rreth orës 21:30 të 21 nëntorit të këtij viti.


    Policia në bashkëpunim me ekipet e tjera kanë filluar punën hetimore rreth këtij rasti. E pas tre ditëve, vajza në fjalë është gjetur shëndosh e mirë në Deçan. Aty kjo vajzë sipas policisë, kishte shkuar me të dashurin e saj.

    “Malishevë, 21.11.2019-21:30. Lidhur me rastin e raportuar, pas një pune operativo hetimore policore si dhe në bashkëpunim me familjarët e viktimës është identifikuar vendndodhja e viktimës e cila është gjendur në Deçan së bashku me një mashkull K/Shqiptar që ishin në lidhje”, deklarojnë nga policia.

    E gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit në prezencën e familjes ajo është kthyer te familja e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!