Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime për të cilat kishte vendosur PZAP-i pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, tha se ka përfunduar procesi i rinumërimit, dhe rezultati final më së largu deri nesër mund të bëhen publike.
“Tash ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve. Falënderojmë të gjithë zyrtarët e numërimit që me përkushtim kanë punuar në përmbylljen e këtij procesi. Sot është dita e 12 e rinumërimit që nga vendimi i PZAP-it. Para se KQZ të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është në shqyrtim. Rezultatet pas këtij procesi do të publikohen në web-faqen e KQZ-së”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë, se më 7 nëntor, KQZ kishte shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa më 11 nëntor PZAP mori vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve, kurse më 13 të këtij muaj kishte nis procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.