Dy të rinj shqiptar u arrestuan nga policia italiane teksa po transportonin lëndë të forta narkotike drejt Francës duke kaluar në tunelin e Malit të Bardhë.
Ata u ndaluan gjatë kontrollit të makinës së tyre në hyrje të tunelit. Këta dy persona rezultuan se kishin me vete rreth 100 mijë € ishin pajisur me vizë turistike 3-javorë, ndërsa punonin si shpërndarës droge. Paratë e siguruara nga shitja e drogës përdoreshin për të blerë automjete në Zvicër.
Më pas, forcat e rendit zbuluan një laborator droge në Saint Julien, që ndodhet në afërsi të kufirit me italo-zviceran, ku u sekuestruan 1.5 kg heroinë, 1.7 kg kokainë dhe 60 mijë €.
Sipas llogaritjeve, vlera e drogës së përpunuar shkon në 500 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.