×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i paralajmëruar nga Serbia, përbën një sinjal “lufte” me Kosovën

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 9:04

    Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se së shpejti në parlamentin serb do të paraqitet një strategji mbrojtëse, e cila do të përfshijë, ndër të tjera, një dispozitë që, duke kërcënuar sigurinë e popullit serb, kudo ku ai jeton, rezikohet dhe siguria e Serbisë automatikisht.


    Vulin i tha Radio Beogradit se shteti i Serbisë tani është mjaft i fortë për të mbrojtur njerëzit e tij, dhe se një Serbi e fuqishme dhe e fortë është gjithashtu garantuesi i paqes në Ballkan.

    Ky ligj i paralajmëruar, përbën një sinjal “lufte” të Beogradit me Kosovën, ku politika zyrtare serbe i mëshon fort tezës se serbët e Kosovës ndihen të kërcënuar në territorin e kësaj të fundit.

    Ndodh kjo ndërsa bashkësia ndërkombëtare, e veçanërisht SHBA me dy të dërguar të posaçëm, po tentojnë të betonojnë stabilitetin në Ballkan, i cili duhet të vuloset me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!