×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në veturën e tij në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 9:42

    Një person është gjetur i vdekur brenda veturës së tij në autostradën “Ibrahim Rugova”.


    Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë në kilometrin e dhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” nga Vërmica në drejtim të Prizrenit”.

    “Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Osmanollaj shkurtimisht përmes telefonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!