×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e VV-së mbetet pa vaksina për grip

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 11:01

    Kujdesi parësor shëndetësor i Prizrenit ende nuk është furnizuar nga niveli qendror me vaksinat kundër gripit sezonal, kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë komunalë.


    Sipas tyre, kjo situatë ka bërë që të ketë shumë ankesa nga pacientët. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se kanë porositur vaksinat përkatëse dhe se ato pritet të arrijnë në Kosovë në ditët e para të muajit dhjetor.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka theksuar se kujdesi parësor shëndetësor me vaksina kundër gripit sezonal furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, dhe se deri më tani ato nuk janë shpërndarë nga niveli qendror.

    Ai ka sqaruar se vitin e kaluar Prizreni kishte pranuar 5.300 vaksina kundër gripit sezonal dhe se vaksinimi kishte filluar në muajin tetor. “Sivjet planifikimi është për 5.500 doza, por mbetet të shihet se a do të furnizohemi dhe kur do të furnizohemi me to.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!