×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri që u gjet i vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova”, është shtetas i Shqipërisë

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 11:08

    Një njësi policore mbrëmë në orën 19:15 ka gjetur një trup të pajetë brenda një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” në rajonin e Prizrenit.


    Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se burri i vdekur është shtetas i Shqipërisë.

    Edhe vetura në të cilën ai është gjetur i vdekur ka qenë me targa të Shqipërisë.

    “ Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!