Disa nga komunat e Kosovës kanë filluar përgatitjet për festën e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Komuna e Prizrenit për këtë manifestim ka ndarë 15 mijë euro.
Kështu ka njoftuar Zyrtari i Lartë për Kulturë, Sazan Cukaj.
Sipas tij, në këtë çmim përfshihen drekat, darkat, akomodimet për të ftuarit e konferencës shkencore dhe këngëtarët.
Për nder të kësaj date do të bëhen homazhe tek busti i Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Remzi Ademajt.
Pastaj do të mbahet panairi i artizanateve dhe produkteve vendore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, konferenca shkencore “Rugëtimi dhe ndikimi historik i qytetit të Prizrenit në ngritjen e flamurit në Vlorë”.
Më tutje do të realizohet ora letrare “ Muzgjet e Prizrenit “ dhe një koncert festiv me grupin Fanfara, Jericho dhe 04 Band në Kino Lumbardhi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.