×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP ia pranon ankesën VV-së për ta shpallur të pavlefshme 1 votë

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 15:04

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka të bëjë me administrimin në QNR.


    “PZAP ka vendosur që të pranojë pjesërisht të bazuar ankesën e Anr.514/2019 e datës 224.11.2019 e paraqitur nga subjekti Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – dhe QNR që 1 fletëvotim në vendvotimin 2704B/02R të vlerësohet i pavlefshëm dhe i njëjti të largohet nga rezultati përfundimtar i publikuar më 07.11.2019”, thuhet në vendim.

    Po ashtu, PZAP ka bërë të ditur se është refuzuar si e pabazuar ankesa Anr.514/2019 e datës 24.11.2019 e paraqitur nga Vetëvendosje për shpalljen e një fletëvotimi të pavlefshëm.

    Pas përfundimit të rinumërimit të 1 mijë e 407 vendvotimeve, në PZAP ishte dorëzuar vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!