Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi, kanë emëruar shefin e ri të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.
Shef i ri i AKI’së është emëruar Kreshnik Gashi. Ndërsa bashkë me të është emëruar edhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI’së, e që do të jetë ish’zëvendësministri i FSK’së, Burim Ramadani.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka bërë të ditur Haradinaj.
Posti i shefit të AKI’së, kishte mbetur vakant, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Shpend Maxhunit. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.