Ish-Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi nga sot do të jetë shef i AKI-së.
Njoftimin e ka dhënë Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili tha se emërimin e tij e ka bërë në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin Hashim Thaçi.
Kryespiuni i ri i Kosovës, që dikur ishte edhe sekretar në Ministrinë e Jashtme, është vëllai i ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, shkruan Reporteri.net. Ky i fundit njihej edhe si gjeni i matematikes dhe është doktor i kësaj shkence natyrore.
Ndryshe, përveç Gashit, në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, Haradinaj ka njoftuar se ka emëruar Burim Ramadanin.
Këto emërime erdhën pak javë pasi ish-shefi i AKI-së Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga detyra, për siç u tha arsyeje personale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.