×
  • Lajme
  • Botë

    Futet në shtëpinë e 84-vjeçarës, pendohet keq hajni nga ajo se çfarë i bënë kjo grua

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 15:51

    Një burrë ishte futur brenda një shtëpie private në Rochester të Nju Jorkut, për të kryer vjedhje brenda të cilës jeton një gjyshe 82-vjeçe nga e cila nuk u nda siç kishte menduar.


    Willie Murphy po bëhej gati për gjumë gjatë të mërkurës mbrëma kur një personi trokiti në derën e shtëpisë së saj, duke pretenduar se i duhet ndihmë dhe se urgjentisht ka nevojë t’i telefonojë autoambulancës, transmeton Telegrafi.

    Ajo pranoi se nuk kishte dashur t’ia hap derën, por thjesht t’i telefonoj policisë. Megjithatë ai u bë i dhunshëm dhe theu derën e shtëpisë së saj.

    “Ishte errësirë dhe pasi jam e moshuar mendova të mos ia hapë derën. Por e dini çfarë, unë jam e fortë. Kishte zgjedhur shtëpinë e gabuar për ta plaçkitur”, tha kjo gjyshe e mbushur me muskuj.

    Ajo pa u menduar dy herë kishte marrë një mjet të fortë brenda shtëpisë me të cilin kishte sulmuar hajnin. Madje në një moment kishte përdorur këmbën e tavolinës si armë të ftohtë me të cilën e kishte bërë për spital hajnin.

    Murphy është kampione e shumëfishtë në bodybuilding dhe për çdo ditë ushtron në palestër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!