×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e Haradinaj vendosin njerëzit e tyre në krye të AKI’së

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 15:52

    Hashim Thaçi sërish ka çuar në pozitën e shefit të AKI-së një njeri të tij. Kryespiuni i ri i Kosovës kishte qenë pjesë e PDK-së në kohen kur Presidenti i vendit drejtonte këtë parti. Këtë herë një postë në krye të inteligjencës kosovare është ndarë edhe për një njeri të Ramush Haradianjt.


    Ramush Haradinaj, në ditët e fundit të qeverisjes në dorëheqje, e ka rehatuar një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, në një pozitë të rëndësishme në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Fjala është për Burim Ramadanin, ish-sekretarin e përgjithshëm të partisë së tij, kandidat për deputet i AAK-së dhe së fundi edhe zëvendësministër i FSK-së nga radhët e kësaj paritë.

    Por, përveç Haradinajt, kompetencën për të rehatuar dikë të tij në krye të AKI-së e ka shfrytëzuar parap edhe Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Madje, Thaçi ‘njeriun e tij’ e ka quar serish në krye të këtij institucioni.

    Kryespuni i ri i Kosovës Kreshnik Gashi kishte qenë pjesë e PDK-së dhe njeri i afërt me Thacin, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryetar i kësaj partie.

    Dikur sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gashi gjoja ishte larguar nga PDK-ja për të marrë drejtimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

    Njoftimin për emërimin e Gashit në krye të AKI-së dhe Ramadanit në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm të inteligjencës kosovare e ka dhënë vetë Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, në facebook.

    “Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka njoftuar shefi i dorëhequr i Qeverisë.

    Këto emërime erdhën pak javë pasi ish-shefi i AKI-së Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga detyra, për siç u tha arsyeje personale. Edhe ky i fundit është njohur për afërsinë e tij me PDK-në dhe Presidentin Hashim Thaçi.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!