Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje pas emërimit të shefit të ri të AKI-së dhe inspektorit të përgjithshëm.
Mefail Bajqinovci nga VV ka shkruar në Facebook se kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon.
Ai ka shkruar se PDK dhe AAK i kanë kapur brutalisht dy institucione të sigurisë duke emëruar në to eksponentë e vet në pozita kyçe.
“PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI dhe Inspektoriati i AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyqe. Ish- sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte minister i jashtem u emërua drejtor i AKI-së. Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet Kryeinspektor i AKI-se. Kapja e institucioneve me njerëz partiak po vazhdon. Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10221054537894300