×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës arreston një person i cili po kërkohej nga Belgjika dhe Bullgaria

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 16:28

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, sot ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.


    Sipas njoftimit për media, personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

    Në njoftim thuhet se të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!