×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 48 vjeçari shqiptar në aksident trafiku në Itali

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 16:31

    Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në një aksident mëngjesin e sotëm, në autostradën A14 Ascoli-Porto d’Ascoli, në Itali.


    Dy automjete të rënda janë përplasur fuqishëm në afërsi të qytezës Monsampolo del Tronto. Përplasja ka qenë tragjike për dy drejtuesit e kamionëve.

    Një prej viktimave është 48-vjeçari shqiptar, Agron Bakaj, banues në Porto d’Ascoli.

    Ndërsa viktima tjetër është italiani Angelo Lucini, 39 vjeç i cili ka ndërruar jetën gjatë transportimin në spital.

    48 vjeçari shqiptar është i martuar, baba i dy fëmijëve adoleshentë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!