Mot i freskët por kryesisht me vranësira pritet të mbretëroj mbi vendin tonë në dy ditët që po vijnë.
Prishtina Weather paralajmëron se cikloni nga Atlantiku gjatë ditës së sotme ka filluar të depërtojë në jug të rajonit tonë, që gjatë orëve në vijim dhe natën vende-vende mund të sjellë kushte për riga lokale shiu, e në vise malore mbi 2000m me mundësi edhe për reshje dëbore.
Ky është parashikimi për ditën e martë dhe e mërkurë:
26.11.2019 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë dhe mesatare verilindore 1-6m/s. Indeksi UV: 1.
27.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mjegull. Ditën mot më i butë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 1-6m/s. Indeksi UV: 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.