×
  • Lajme
  • Botë

    Kolumbiani 14-vjeç qëllon për vdekje dy burra në mes të rrugës, kamerat e sigurisë kapin gjithçka

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 18:08

    Një djalë 14-vjeç të cilin policia e ka cilësuar si një njeri që ka lidhje me 10 vrasje të mëhershme, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e nxjerrë revolen nga brezi dhe duke qëlluar për vdekje dy burra në qendër të qytetit.


    Adoleshenti anëtar i nja bande është filmuar duke shkrepur plumba në drejtim të dy burrave, dhe atë në mes të rrugës që e frekuentonin shumë njerëz në Kolumbi.

    Ai fillimisht shihet se si bisedon me njërin prej viktimave në qytetin Medellin, ku pas disa sekondave nxjerr revolen dhe i shkrep gjashtë plumba. Policia ka identifikuar viktimat si Dario Alexis Atehortua Guzman, 43-vjeç dhe Mateo Cuestra Prieto, 20-vjeç.

    Zyrtarët policorë gjithashtu kanë bërë të ditur se 43-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, derisa 20-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve pak metra pa e futur në spital.

    Megjithatë, aty kishte pësuar edhe personi i tretë që pas trajtimit në spital ka shpëtuar me plagë të lehta. E sipas Pablo Ruiz Garzon, shef i policisë në Valle de Aburra, ka deklaruar se adoleshenti ka qëlluar për vdekje dy persona përpara një dyqani.

    Sipas autoriteteve të sigurisë, 14-vjeçari është anëtarë i një bande lokale i cili pas një operacioni të policisë ka përfunduar në pranga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!