×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëkundjet vazhdojnë: Këshilla se si të mbroheni nga tërmeti

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 6:04

    Tërmet i fuqishëm lëkundi sot Shqipërinë, ndërkaq dridhjet u dëgjuan edhe në Kosovë.


    Ja disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet:

    Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.

    Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.

    Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

    Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

    Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.

    Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!