×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndodhë edhe kjo: Qytetarja çon në Emergjencë të plagosurin nga tërmeti, Policia e dënon

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 9:49

    Shteti ynë është me të vërtetë fantastik. Por jo fantastik, kështu siç mund ta imagjinojë çdokusht, por i paparë fare.


    Ndërsa sot të gjithë janë falenderues që kanë shpëtuar kokat e janë shëndosh e mirë, të tjerë ndihmojnë kë të munden, nxjerrin njerëz nga rrënojat apo i dërgojnë ata me urgjencë në spital. Por policia e Lleshit, në vend që t’u vijë në ndihmë qytetarëve, e ka ndarë mendjen të vendosë gjoba.

    Një rast i tillë skandaloz është raportuar pak më parë në redaksinë e JOQ.al. Një qytetare ka dërguar me urgjencë në spital një person që ishte plagosur dhe do t’i duhej të bënte grafi.

    Nuk ka saktësuar se ku e ka lënë automjetin vetëm për disa minuta, ndërsa tregon se pasi është kthyer, ka gjetur një gjobë “të parkuar” mbi makinën e saj. Vajza nga Tirana shprehet se nuk i vjen keq për shifrën e gjobës, por për mënyrën se si sillen e se si shteti ynë tenton t’i pijë gjakun çdo qytetari në çdo rast të mundshëm.

    Dhe ka të drejtë. Kujt i shkon në mendje të marrë gjobë për “parkim të gabuar” në një ditë qameti si kjo e sotmja? Vetëm policëve të Lleshit, të cilët duhet të mbushin arkën dhe të bëjnë normën ditore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!