×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Serbia i del në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit, niset një skuadër shpëtimi

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 10:22

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  pas tërmetit të fuqishëm që ka tronditur Shqipërinë, ka bërë thirrje për kurajo, durim dhe solidaritet.


    Ai përmes një  postimi kishte njoftuar se Shqipërisë, në ndihmë i kanë ardhur Italia, Franca, Turqia dhe Greqia.

    Në një reagim ë dytë, Rama e ka edituar këtë postim duke bërë të ditur se në ndihmë Shqipërisë i kanë dalë edhe Serbia dhe Mali i Zi, skuadrat e specializuara për raste emergjente të të cilave tashmë janë nisur drejt Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Ramës:

    09.02:

    Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

    Kontaktet vazhdojnë intensivisht.

    Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?

    Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.

    09.33:

    Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç?

    09.51:

    Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë?

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës?

    #Kurajo #Durim #Solidaritet

    https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157195262686523?__xts__%5B0%5D=68.ARAVDfciXvGaetCjWVgiL-9OL_T5gejqviUkT_4XBLuBrCqgbP8asuOQZYUPNKSg_VFkxFStt3m3VQlHSlF-VCJo1rgbMR47nbdJGA6jfygSACtIumUUUtglhA-e9ypbPvRK-jeHokULeK6p8aHsDP4FwP0YKP9ULfid4fRNJ6Y7X_C6TdMs34PPcItX7DtF3IMtE0qmARZzeDMg3n-TfdgkA68ntMPjT8zL-YRasdiQMFT5Vv8C9XB7Fmz2VfyQcs5fILe2SMDGLBloZkIs02BknhbWReg3kVNI4mW73lUiVl9EKDAY6_vOks0rYVY_QIL_X94yvGbS2_17&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!