×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministrja e përlotur në Spitalin e Durrësit: Po trajtohen 600 të lënduar në spitale

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 10:47

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga spitali rajonal i Durrësit tha se po marrin shërbim nga 176 qytetarë në këtë spital, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.


    “Kemi përforcuar ekipet e urgjencës, këtu në Durrës sapo kanë mbërritur ekipet e urgjencës nga Shkodra për të ndihmuar për përballimin e situatës. Në spitalet e Tirabës, Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës kanë marrë shërbim mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit”, tha Manastirliu, shkruan shqiptarja.com.

    “Janë marrë masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore dhe ekipi i urgjencës po organizon shërbimin në territor. Janë mbi 500 thirrje të përballuara nga Urgjenca Kombëtare, e cila ka kryer 120 misione me autoambulancë. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë në spitale”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!