Një mision shpëtimi është realizuar LIVE në transmetim. Bert Cara 57-vjeç i cili kishte mbetur i bllokuar në rrënojat e katit të dytë në një pallat në Thumanë ka nxjerrë kokën teksa forcat ushtarake po gërmonin për të hequr barrierat bllokuese të cilat kanë mbuluar edhe të tjerë persona gjendja te cilëve ende nuk dihet.
Misioni për shpëtimin e tij ka zgjatur për disa minuta. Ai ka pësuar disa dëmtime në kokë, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ndërkohë të bllokuar nën rrënoja vijojnë të jenë gruaja dhe 4 fëmijët e tij, shkruan shqiptarja.com.
“Bert Cara, ka gruan dhe katër fëmijët. Është rreth 57 vjeç, edhe gruan në një moshë ndërsa fëmijët nën 30-vjeç. Brenda i bllokuar është edhe Kastriot Cakoni bashkë me gruan Faten”, u shpreh i afërmi i Carës.
Gjatë gjithë kohës familjarët e tij kanë qëndruar pranë forcave të ushtarake dhe janë përlotur, nga kjo situatë. Banori është transportuar me barrelë drejt spitalit, për të marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.