×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës mobilizohet dhe niset në drejtim të Shqipërisë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 11:45

    Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë.


    Njësitet policore të PK-së, në përbërje prej 110 operatorëve të njësiteve të specializuara, të pajisura me pajisje të ndryshme logjistike, të cilat tanimë kanë kaluar kufirin e Kosovës, do të jenë në shërbim të autoriteteve të Shqipërisë dhe sipas nevojës emergjente do të operojnë në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

    Policia e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj që të vejë në funksion të gjitha kapacitetet policore dhe logjistike, në përkrahje dhe mbështetje të autoriteteve të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, të prekur nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.

    Po ashtu Policia e Kosovës thotë se do të jetë në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet edhe në Kosovë, ku janë regjistruar disa tërmete të shkallës më të ulët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!