Shqipëria sot është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, si pasojë e të cilit 15 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë lënduar dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar.
Nga Shqipëria përgjatë gjithë ditës kanë qarkulluar foto zemërthyese të dhimbjes dhe shokut që përjetuan banorët shqiptarë. Mirëpo, në mesin e tyre, në internet qarkulloi edhe një foto e një qeni i cili qëndronte pranë dorës së pronarit i cili ndodhej nën gërmadhat e objektit që ishte shembur nga tërmeti, duke refuzuar të largohej nga aty.
Kjo foto që u shpërnda shumë në rrjetet sociale, nuk është realizuar në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet, del se ajo është marrë nga një ngjarje po aq e rëndë, që kishte ndodhur në Japoni kur një tërmet kishte goditur vendin.
Kujtojmë se sot tërmet 6.4 ballësh, pasuar edhe nga disa të tjera mjaftë të fuqishme, ka goditur Shqipërinë, teksa dridhjet janë ndjerë edhe në Kosovë. /reporteri/net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.