×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Brohoritje dhe lot gëzimi! Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një i ri nga Durrësi

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 15:14

    Edhe një i ri nga Durrësi është nxjerrë i gjallë i cili qëndronte prej 10 orësh nën rrënojat dhe gërmadhat nga shembja e hotelit “Mira Mare”.


    Djali, që u shpëtua ishte punonjës i hotelit që u shemb, ndërsa fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë.

    I riu që u shpëtua ka reaguar duke treguar se ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa po i jepet ndihma e parë në spital, pasi u transportua me ambulancë.

    Ky është personi i dytë që nxirret gjallë, pasi para pak minutash u nxjerr edhe një 17 vjeçar, i cili u dërgua për të marrë mjekimin në spital.

    Ky i fundit pasi u nxorr nga gërmadhat ka kërkuar nënën e tij.

    Ndërsa po pak minuta më parë është nxjerrë e vdekur një vajzë, e cila sipas mediave shqiptare ka punuar si balerinë në një lokal në Durrës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!