×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Ky është plaku që u shkel për vdekje në Mitrovicë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 20:50

    Një burrë i moshuar nga Mitrovica është goditur nga një veturë, që rezultoi vdekjeprurëse për të. Ai vdiq në spital pak minuta pas aksidentit, që e shkaktoi një person që iku më pas nga vendi i ngjarjes.


    Rastin për Reporteri.net e kanë konfirmuar Policia në Mitrovicë, të cilët kanë thënë se burri ka vdekur në spital si pasojë e plagëve.

    Sipas Policisë, edhe i dyshuari është arrestuar më pas, ani pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi shkaktoi aksidentin.

    “Rreth orës 17:00 në Tunelin e Parë një person është goditur për vdekje. Një plak ka vdekur nga plagët e marra në aksident. I dyshuari është arretuar dhe është në ndalim policer”, i kanë thënë Policia Gazetës Reporteri.net.


    Ndërkohë, gazeta ka marrë vesh që viktima është një burrë në moshë të shtyer, që quhet Nezir Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!